Andy Ruiz pranon rimeçin me Joshuan, por ky është kushti i tij - Bota Sot
Andy Ruiz pranon rimeçin me Joshuan, por ky është kushti i tij

Boksi

Andy Ruiz pranon rimeçin me Joshuan, por ky është kushti i tij

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 20:24
Pamje nga dueli

Andy Ruiz Jr që befasoi gjithë botën me triumfin ndaj boksierit brtianik Anthony Joshua ka shprehur gatishmërinë për ta zhvilluar rimeçin.

Por boksieri meksikan ka bërë të ditur se ka një kusht për këtë, Kushti është që rimeçi i boksit mes tyre të zhvillohet në vendlindjen e tij në Meksikë.

Tashmë i mbetet Joshuas të vendos, por siç duket nuk ka rrugë tjetër përveç se ta pranon.

Kujtojmë se boksieri meksikan i dha fund shkëlqimi të boksierit britanik duke janë marrë të gjithë titujt që mbante dhe ishte i vetmi që e rrëzoi katër herë përtokë.

Pas fitores mahnitëse të Ruiz Jr, Joshua dhe promotori Eddie Hearn deklaruan synimin e tyre për të mbajtur një rimeç të menjëhershëm në Britani të Madhe, por tashmë kjo është e pamundur pasi kampioni i sapo kurorëzuar e ka bërë të qartë se do të lufton veç në Meksikë.

Ndryshe, Andy Ruiz Jr. është kampioni i ri botëror i peshave të rënda dhe meksikani i parë që shpallet kampion bote në këtë kategori.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...