Kampioni i botës nis përgatitjet, rikthimi në kafaz në UFC-242 - Bota Sot
Kampioni i botës nis përgatitjet, rikthimi në kafaz në UFC-242

Boksi

Kampioni i botës nis përgatitjet, rikthimi në kafaz në UFC-242

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 00:06
Khabib Nurmagomedov

Ende asnjë duel nuk është zyrtarizuar për eventin UFC-242, që zhvillohet më 7 shtator në Abu Dhabi, por prej kohësh përflitet se në këtë event do të ngjitet në kafaz kampioni i botës Khabib Nurmagomedov. Javier Mendez, trajneri i kampionit rus, ka konfirmuar sot se kanë nisur zyrtarisht fazën përgatitore, për t’u përgatitur për këtë event.

“Jemi shumë të lumtur që do të nisim këtë fazë përgatitore bashkë me Khabib Nurmagomedov. Do të duelojmë më 7 shtator, ndaj një rivali të fortë si Dustin Poirier. Gjithsesi, në fund të asaj mbrëmje, kampion i botës do të vazhdojë të jetë sërish ai, Khabib”, shkruan Mendez në faqen e tij zyrtare “Instagram”.

Nurmagomedov nuk duelon që prej eventi UFC-229, më 6 tetor të vitit të kaluar, kur mundi me “submission” Conor McGregor. Sfida ndaj Poirier konsiderohet e vështirë, pasi ai mban titullin e përkohshëm të peshës së lehtë. Rusi është i dënuar të mos duelojë deri më 6 qershor, kur skadon pezullimi 9-mujor që mori pas incidentit që u krijua në sfidën e tij të fundit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...