Konfirmohet dueli i revanshit mes Joshua dhe Ruiz

Boksi

Konfirmohet dueli i revanshit mes Joshua dhe Ruiz

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 14:55
Joshua dhe Ruiz

Dy boksierët e kategorisë së rëndë do të ndeshen me njëri tjetrin përsëri brenda këtij viti.

Andy Ruiz Junio shkaktoi njërën nga befasitë më të mëdha në boks, duke e mundur kampionin Anthony Joshua dhe njëherësh duke ia shkaktuar atij humbjen e parë në karrierë.

Në botën e boksit ish-kampionit i ofrohet gjithnjë shansi i ndeshjes së revanshit me shumë gjasa dueli i dytë mes Ruiz e Joshua do të zhvillohet mes muajve nëntor dhe dhjetor.

Eddie Hearn, promotori i britanikut, ka shkruar në rrjetet sociale se e kanë aktivizuar në kontratë klauzolën për duelin e revanshit, i cili do të zhvillohet në fund të këtij viti, teksa mbetet për t’u përcaktuar vetëm vendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat