Usyk, humb titullin në peshat deri më 91 kg

Boksi

Usyk, humb titullin në peshat deri më 91 kg

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 17:51
Usyk

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk, kampion i botës në pesha deri 91kg, ka humbur titullin e kategorisë VBC. Usyk, që ka 16 fitore e asnjë humbje në ring, nuk i mbron titujt e këtij Divizioni që prej nëntorit të vitit të kaluar, kur mundi me “nokuat teknik” në raundin e tetë britanikun Toni Bellev, në Mançester. Pas këtij dueli, ukrainasi mori vendimin të kalojë në peshën e rënda (mbi 91kg), dhe pritet të duelojë ndaj Karlos Takam. Kjo sfidë ishte planifikuar për në 18 maj, por Uysk u dëmtua dhe sfida është shtyrë për në shtator. Usyk humbi titullin e VBC-së por do të konsiderohet si “kampion në pushim” deri në momentin e shpalljes së kampionit të ri. Ukrainasi mban ende titujt e kategorive IBF dhe VBO të peshave deri më 91 kg. Për gjerdanin e VBC-së, që tashmë është vakant, pritet të duelojnë Junier Dortikos dhe Endrju Tabiti, më 15 qershor në Riga të Letonisë, në një sfidë e vlefshme për “titullin e përkohshëm” të këtij Divizioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat