Ruiz pas revanshit me Xhoshuan kërkon Uajllderin

Boksi

Ruiz pas revanshit me Xhoshuan kërkon Uajllderin

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 18:20
Foto ilustrim

Kampioni i peshave të rënda Endi Ruiz Jr, pasi befasoi botën me fitoren me “KO teknik” në raundin e shtatë ndaj Enthoni Xhoshua, po përgatitet për të zhvilluar revanshin me rivalin britanik. Ruiz Jr mori titujt kampionë bote në peshën e rëndë (IBF, VBA dhe VBO), të cilët ai shpreson t’i mbajë sa më gjatë. Duke nisur nga revanshi me Xhoshua. Gjithsesi, meksikani ka bërë gati planet për të ardhmen dhe në axhendën e tij është edhe kampioni tjetër i botës në peshat e rënda, Deontej Uajlder (kategoria VBC).

“Kjo është ajo që unë synoj, të dueloj ndaj ëilder dhe t’i marr titullin kampion bote. Gjithsesi, fillimisht kam revanshin ndaj Joshua dhe më pas e ka radhën ëilder. Do t’i marr të gjithë titujt kampionë. Surprizat mund të vazhdojnë ende”, tha Ruiz, 32 fitore (21 me KO) dhe vetëm një humbje në karrierë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat