Mazrekaj i përgjigjet djalit të Arkanit: Velko, shko pyete popullin serb se çfarë ka bërë babai juaj 

Boksi

Mazrekaj i përgjigjet djalit të Arkanit: Velko, shko pyete popullin serb se çfarë ka bërë babai juaj 

Nga: Kemajl Goca Më: 9 qershor 2019 Në ora: 14:16
Mazrekaj me trajneri e vet në përgatitjet për meçin e shumë pritur Velko Razhnjatoviq

Boksierit të Kosovës, Petrit Mazrekajt, fare nuk i bëjnë përshtypje deklaratat e Velko Razhnjatoviqit, djalit të Arkanit (Zhelko), kur thotë se Petritit nuk do t’i mungojë asnjë qime floku dhe e pret në Beograd për të luftuar në ring. Mazrekaj ka disa pyetje për djalin e Arkanit dhe madje e fton që të vijë në Kosovë e të boksojnë, duke i garantuar siguri të plotë.

“I kam disa pyetje për djalin e Arkanit. Velko, a ka pas besë babai yt, Arkan? A ka pas besë ndonjëherë ndonjë popull prej juve serbëve? Ju e dini mirë historinë e babait tuaj se kush ka qenë dhe me çka u marr dhe çka ka bërë me ushtarët e tij! Nëse ju nuk e dini se kush ishte Arkani, e din nëna juaj Ceca, këngëtarja e famshme për popullin serb. E din Ceca, se e ka pasur burrë Arkanin! 
Nëse nuk e din Ceca, shko pyeti boshnjakët e Bosnjës, por nëse ju tregojnë ata, eja në Kosovë dhe të tregojnë se kush ishte babai juaj dhe kush ishte dhe është populli serb”, thotë Mazrekaj për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Image

Mazrekaj i thotë Velkos mos e zgjatë shumë bisedën por eja të boksojmë, e ta shohim kush fiton... “Velko, mos ta diskutojmë më gjatë, t’ia vëmë kapakun kësaj pune, eja Prishtinë e boksojmë. Edhe ta lëmë sportin sport dhe kush do të fiton do ta shohim...

Sporti është sport dhe e lëmë politikën. Nëse nuk ke dëgjuar, populli shqiptar është i njohur krejt botën për besnikëri. E ki sigurinë maksimale në Prishtinë”, tha Mazrekaj. Boksieri me prejardhje nga Deçani po përgatitet maksimalisht për t’i dal përballë Velkos.
“Unë do të përgatitem maksimalisht për këtë meç dhe ku do të zhvillohet ai mbetet të shihet në javët në vazhdim, nëse do Velko shkojmë edhe në Afrikë. Jam i gatshëm kur duash dhe ku duash. 
Me plot dëshirë po e pres meçin me ju, po ta jap mundësinë e artë që të vish edhe në Republikën e Kosovës, në shtetin më të ri të botës, ku askush nuk guxon me të ngacmuar, do ta kesh edhe sigurinë e shtetit të Republikës së Kosovës. Ke mi pasur kushtet sipas standardeve ndërkombëtare, sepse Kosova ka traditë dhe e çmon lartë sportin dhe i respekton sportistët”, theksoi ai. Mazrekaj ia kujton djalit të Arkanit se çfarë i ndodhi kombëtares së Shqipërisë para 5 viteve.  

“Velko, ju kujtohet 14 tetori i vitit 2014 se çfarë sigurie i ka afruar shteti juaj kombëtares së Shqipërisë në futboll? Ju kujtohet pse u ndërpre ajo ndeshje dhe kush u sulmua? Velko, zgjedh ku po do e shkojmë dhe të boksojmë si sportist”, përfundon Mazrekaj, i cili po ndihet në formën më të mirë jetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat