Breshëri grushtesh, boksieri në komë

Boksi

Breshëri grushtesh, boksieri në komë

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 17:16
Breshëri grushtesh, boksieri në komë

Një meç boksi në Meksikë ka përfunduar në dramë. Felipe “Gallito” Orocuta, më parë dy herë kampion bote në peshat 48-51 kilogram ka përfunduar në gjendje kome për shkak të goditje që i dha kundërshtari i tij, Jonathan “Titan” Rodriguez. Ishte raundi i 10-të kur Rodriguez nisi të godasë furishëm në fytyrën e Orocuta, duke e lënë të shtrirë në tokë. Menjëherë në ndihmë të tij vjen një mjek sepse boksieri ka probleme me frymëmarrjen, për këtë shkak u dërgua me urgjencë në spital, aty ku vendosen ta kalojnë në koma farmakologjike, e njohur si një koma e shkaktuar nga vetë mjekët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat