Tyson Fury zbulon kundërshtarin më të vështirë, çuditërisht nuk është Wilder

Boksi

Tyson Fury zbulon kundërshtarin më të vështirë, çuditërisht nuk është Wilder

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 23:58
Tyson Fury

Tyson Fury është njëri ndër boksierët që ka bërë një ndër rikthimet më të mëdha në histori të boksit.

Ai u suspendua nga Federata e Boksit për shkak të përdorimit të substancave të palejuara dhe u rikthye të ndeshet me një ‘bishë’ siç është Deontay Wilder dhe arriti të dal i pamposhtur.

Në një intervistë, Fury ka zbuluar disa detaje interesante nga jeta e tij, që për shumkë janë të pabesueshme.

Fury u bë inspirim për miliona njerëz kur ai luftoi sëmundjen mendore dhe kur u ndesh me kampionin botëror të WBC-së, Deontay Wilder në një luftë që shumica menduan se ai e fitoi.

“Lufta që unë vazhdojë ta luftoj me veten time çdo ditë, është kundërshtari im më i vështirë që unë do ta takoj gjatë gjithë jetës sime”, ka rrëfyer Fury.

“Është e lehtë kur ju luftoni një boksier, vini dorëzat apo jo, ju e dini se ai është vetëm një njeri, por të luftosh me vetën në rrethana të përditshme, është lufta më e vështirë që dikush mund të ballafaqohet”, ka thënë Tyson.

Wilder dhe Fury pritet të përballen prap për titullin e kampionit, por vetëm pasi të përballen secili me kundërshtarët e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat