Ja kush e injoron keq Joshuan - Bota Sot
Ja kush e injoron keq Joshuan

Boksi

Ja kush e injoron keq Joshuan

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 18:11
Ja kush e injoron keq Joshuan

Edhe pse Anthony Joshua nuk është më kampion bote dhe nuk mban më asnjë titull, boksieri amerikan Deontay Wilder nuk heq dorë nga një duel me të. Për Wilder, që mban titullin e kategorisë WBC në peshën e rëndë, kjo sfidë me Joshua është një përballje inati, me një boksier që ai asnjëherë nuk e ka konsideruar kampion.

Duke folur për ESPN, boksieri amerikan tha se është gati në çdo moment të përballet me Joshuan nëse ai dëshiron. “Ai nuk është më kampion, ndaj nëse dëshiron të duelojë për titullin e kategorisë time është i mirëpritur. Është një sfidant si gjithë të tjerët për mua, nuk ka asgjë të veçantë”, u shpreh Wilder, i pamposhtur në karrierën e tij.

Gjithsesi, Joshua pritet të zhvillojë në nëntor ose dhjetor revanshin me Andy Ruiz Jr, pas fitores që ky i fundit korri më 1 qershor në duelin e zhvilluar në Nju Jork, duke i marrë edhe titujt e peshës së rëndë. Pavarësisht programeve që dy boksierët kanë, një duel mes Joshua dhe Wilder është ende shumë i preferuar për fansat e boksit të peshës së rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...