Fury konfirmon pas fitores: Do të ketë revansh me Deontay Wilder

Boksi

Fury konfirmon pas fitores: Do të ketë revansh me Deontay Wilder

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 08:25
Fury ka arritur të mposhtë gjermanin në vetëm dy raunde luftë

‘Gypsy King’ ka regjistruar fitoren e tij të radhës, duke mposhtur sfiduesin nga Gjermania, Tom Schwarz.

Fury ka arritur të mposhtë gjermanin në vetëm dy raunde luftë, duke fituar me nokaut teknik.

Kjo është ndeshja e 29 në karrierën profesionale të ‘Gypsy King’, dhe ai ka vazhduar ta mbaj rekordin pa humbje.

Menjëherë pas ndeshjes me Schwarz, Fury ka konfirmuar se do të ketë një duel revanshi me Wilder.

“Fillimisht do të ketë një duel tjetër në Nju Jork, pastaj do të aranzhojmë revanshin me Deontay Wilder” kanë qenë fjalët e britanikut.

Fury është në rrugë të mirë që të rikthej titujt që i humbi jashtë ringut të boksit, për shkak të problemeve me jetën private.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat