Fury spektakolar ndaj Schwarz, lëvizjet e tij ngjasojnë me ato të Muhammad Ali

Boksi

Fury spektakolar ndaj Schwarz, lëvizjet e tij ngjasojnë me ato të Muhammad Ali

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 08:55
Tyson Fury

Një prej boksierëve më të mirë të peshave të rënda, Tyson Fury, ka regjistruar tjetër paraqitje të madhe.

Fury debutoi mbrëmë në ringun amerikan, duke shënuar fitore të madhe ndaj gjermanit Tom Schwarz.

Mjaftuan vetëm dy raunde që ‘Gypsy King’ ta fitonte duelin me anë të nokautit teknik, kundër Schwarz që ishte i pafuqishëm në çdo aspekt.

 

Përveç se nuk përballonte dot goditjet e Fury, Schwarz e kishte të pamundur edhe ta prekte britanikun.

Një video që ka pushtuar ‘Twitterin’ është ajo me pamjet e Fury duke iu shmangur goditjeve të gjermanit në stilin e Muhammad Ali, apo nga disa që po krahasohet me ‘Matrix’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat