Fury tregon madhështinë, pas duelit viziton Schwarz në dhomën e zhveshjes

Boksi

Fury tregon madhështinë, pas duelit viziton Schwarz në dhomën e zhveshjes

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 10:02
Tyson Fury

Boksieri britanik, Tyson Fury, ka treguar se është i madh si në ring ashtu edhe jashtë tij.

‘Gypsy King’ arriti që të triumfonte në duelin me Tom Schwarz, duke e mbyllur duelin me nokaut teknik, pas vetëm dy raundeve.

Fury kështu ka vazhduar rekordin e tij të jashtëzakonshëm pa humbje në 29 duele.

Por, vëmendje tërhoqi edhe vizita që britaniku i bëri gjermanit pas përfundimit të duelit, në dhomën e zhveshjes.

“Erdhe këtu për fitore, dhe kjo do të thotë shumë” i ka thënë fillimisht Fury, Tomit.

“Djali juaj bëri një punë të mirë, ti duhet të jesh krenar për të” vazhdoi pastaj britaniku drejtuar babait të kundërshtarit.

“Do të kisha dëshirë nëse do të vije në Angli për tu stërvitur me mua” ishin fjalët e Fury.

Fury dhe Schwarz kanë treguar një sportivitet të madh edhe në konferencat para ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat