Sa fituan Fury dhe Schwarz pas meçit në Las Vegas?

Boksi

Sa fituan Fury dhe Schwarz pas meçit në Las Vegas?

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 11:58
Foto ilustrim

Tyson Fury ka fituar shumëfishë më shumë se kundërshtari i tij gjerman, Tom Schwarz, nga meçi i tyre në mbrëmshëm në Las Vegas.

Fury bëri një paraqitje të pamëshirshme duke e mundur Tom Schwarzin me nokaut në rundin e dytë, në meçin e kategorisë së rëndë në Las Vegas.

Britaniku Fury e mbështeti për konopëve Schwarzin qysh në rundin e dytë, dhe më pas e goditi fort me të djathtën dhe e rrëzoi në dysheme gjermanin.

Pak sekonda më vonë, ekipi i boksierit gjerman e hodhi peshqirin e bardhë duke e parë Schwarzin të gjakosur dhe duke u sulmuar nga Fury.

Mediat britanike raportojnë se Schwarz pritet t’i fitojë mbi 250 mijë funte, edhe pse sugjerohet se kjo shifër mund të rritet deri në 1 milion funte varësisht sesa shikues kanë paguar për ta parë meçin.

Fury thuhet t’i ketë fituar diku 10 milionë funte, por edhe fitimi i tij do të varet nga shikueshmëria e meçit.

Ky ishte meçi i parë për Fury që prej barazimit kontrovers me kampionin e WBC-së, Deontay Wilder, në Los Angeles në dhjetor. Po ashtu, për britanikun kjo ishte fitorja e 28-të në karrierë, nga të cilat 18 i ka me nokaut, ndërkohë që regjistron edhe një barazim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat