Boksierja shqiptare e fiton medaljen e artë në Çeki

Boksi

Boksierja shqiptare e fiton medaljen e artë në Çeki

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 12:45
Foto nga ngjarja

Boksierja shqiptare  Fjolla Qunaj e ka fituar medaljen e artë në turneun ndërkombëtar “Klokoçov”, që u mbajt gjatë fundjavës në Republikën e Çekisë.

Qunaj, në kategorinë deri në 52 kilogramë i fitoi dy luftëra. Në finale, ajo e mundi polaken, Alexas Kubicki.

Lirie Mazreku (-57 kg) dhe Anamaria Koni (-60 kg), fituan medaljet e argjendta, falë shortit që i dërgoi në finale pa luftë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat