Boksieri nga Kosova Petrit Mazrekaj nuk ka qenë asnjëherë larg vëmendjes mediatike kohëve të fundit.
Kjo pasi u konfirmua se ai do të zhvillojë meç me birin e kriminelit të luftës, Arkan dhe këngëtares Ceca, Veljko Raznatovic gjatë muajit gusht.
Ndeshja do të zhvillohet më 31 gusht të këtij viti në një lokacion që ende nuk është caktuar.
Tani është mësuar edhe shumën që të dy boksierët do ta fitojnë nga meçi që ka zgjuar vëmendje të madhe.
Burimet kanë zbuluar se bëhet fjalë për një shumë prej mbi 100 mijë eurove, pavarësisht humbjes apo fitores nga të dy boksierët.
Kujtojmë se Mazrekaj ka një bilanc prej 17 fitoreve nga po aq ndeshje, 13 prej të cilave i ka mbyllur me nokaut. Në anën tjetër, Raznatovic është ende amator pasi ka zhvilluar vetëm 7 meçe, duke regjistruar po aq fitore.