Ky është meçi i vetëm që e ka humbur në karrierë Andy Ruiz – Joshua duhet të marrë mësim nga kjo

Boksi

Ky është meçi i vetëm që e ka humbur në karrierë Andy Ruiz – Joshua duhet të marrë mësim nga kjo

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 18:05

Humbja sensacioanle e Anthony Joshuas nga Andy Ruiz Jr në fillim të muajit shokoi botën e boksit, derisa meksikani nga Kalifornia fitoi titujt WBA, WBO, IBF dhe IBO në peshat e rënda.

Ruiz Jr ka një bilanc prej 33 fitoreve nga 34 meçe, derisa humbjen e vetme ia kishte shkaktuar boksieri nga Zelanda e Re, Josep Parker në vitin 2016.

Së fundmi, Parker ka thënë se në rimeçin me Ruizin ai duhet ta mbajë veten vazhdimisht në lëvizje nëse dëshiron të fitojë.

“Mendoj se lëvizjet e mia në meçin me Ruizin i shkaktuan atij shumë probleme, dhe ndikuan që ai të humbas shumë goditje. Në fakt, ai nuk lansoi ndonjë goditje të fuqishme,” u shpreh ai.

Shikoni pamjet nga meçi i Parkerit me meksikanin, të cilin me vështirësi e fitoi 27-vjeçari. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat