Fury zbulon sfidantin

Boksi

Fury zbulon sfidantin

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 12:00
Tyson Fury

Tyson Fury, ish-kampion i botës në peshën e rëndë, ka konfirmuar në një intervistë për mediat britanike se do të duelojë sërish javën e parë të tetorit. Britaniku, 28 fitore e 1 barazim në karrierë, ka vendosur të duelojë këtë herë në Nju Jork dhe ka zgjedhur për rival Jarrell Miller.

Miller ishte kandidati për të dueluar me Joshua më 1 qershor, por doli pozitiv dhe vendin e tij e zuri Andy Ruiz Jr. Ky fakt nuk e shqetëson Fury, që thotë: “Jam gati të dueloj me Miller, nuk kam asnjë problem. Ai është një opsion, është një boksier që nuk ka asnjë humbje (23-0) dhe renditet në vendet e para”.

“Madje, nga kandidatët që kam, ai është ndër më të fortit. Është një boksier që ka popullaritet, i fituar edhe prej skandalit. Jemi gati të negociojmë me të. Promotorët duan një rival amerikan. Miller është më popullor se Adam Kownacki, ndaj mendoj se është opsioni më i mirë”, tha Fury.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat