Petriti për meçin me djalin e Arkanit: Ia kam dhënë besën të gjithëve që s’kam me ju korit

Boksi

Petriti për meçin me djalin e Arkanit: Ia kam dhënë besën të gjithëve që s’kam me ju korit

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 18:13
Petrit Mazreku

Petrit Mazreku ka folur edhe për meçin e tij kundër djalit të kriminelit serb, Arkanit, Velko Rezhnjatovic.

Ai ka thënë, në Frontal se e ka prit me kënaqësi ftesën e tij dhe se ai ka punuar shumë që ai ta mund atë.

“E pres më shumë kënaqësi. Kur e kam marrë atë ftesë me u rreh me të, e kam prit me kënaqësi”, ka thënë ai.

Ai do të luftojë për fitore.

“Unë shkoj nga vetja. Jam nga fshati Sllup që ka 10 dëshmorë dhe disa të zhdukur të varë. Unë kur të hy dhe për këtë meç do të hy 200 për qind. Aq shumë kam me u përgatit saqë nuk do të lë asgjë mangut. Ia kam dhënë besën të gjithë atyre në Deçan që nuk kam me i korit”.

Ai ka fol edhe për takimin me Ramush Haradinaj derisa ka folur edhe për tatuazhet e tij me Skenderbeun por edhe me shqiponjën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat