Djali i Arkanit provokon: ‘Deri n’mot në Prizren’!

Boksi

Djali i Arkanit provokon: ‘Deri n’mot në Prizren’!

Nga: Kemajl Goca Më: 29 qershor 2019 Në ora: 11:26
Djali i Arkanit provokon: ‘Deri n’mot në Prizren’

Boksieri Velko, djali i kriminelit Zhelko Razhnjatoviq, i njohur me emrin Arkan, vazhdon të shes mend dhe sipas tij, po përgatitet për një meç me 7 shtator që mund të mbahet në Edmondo të Kanadasë dhe të boksojë kundër një boksierit meksikan. 

Duket se ai e ka harruar meçin e planifikuar me 31 gusht ndaj Petrit Mazrekajt të Republikës së Kosovës. 

A mos vallë, Velko po mundohet t’i shmanget luftës me shqiptarin dhe tani orvatet te plasojë edhe provokime, me demek me këngën: ‘Deri n’mot në Prizren’. 

Trajneri dhe menaxheri, po ashtu edhe vet Velko presin që gjatë meçit do të kenë mbështetje të madhe të njerëzit e tyre që janë në Kanada dhe Amerikë. 

“Serbi në ring do të hyjë/ngjitet me këngë ‘Deri n’mot në Prizren’”, shkruan një farë mediumi serb ‘Kurir’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat