Emri i madh i boksit, sërish në ring - Bota Sot
Emri i madh i boksit, sërish në ring

Boksi

Emri i madh i boksit, sërish në ring

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 12:47
Tyson Fury

Bob Arum, promotori i njohur i boksit, deklaroi se Tyson Fury do të zhvillojë duelin e radhës në “Madison Square Garden” të Nju Jorkut. Kjo do të jetë sfida e tretë e boksierit britanik në Amerikë, pas barazimit me Wilder në Los Anxhelos dhe fitores ndaj Tom Schwarz në Las Vegas.

Gjithashtu, Arum ka bërë me dijse se Fury, ish-kampion bote në peshën e rëndë, do të duelojë ose më 7 shtator ose më 21 shtator.

Gjithsesi, ende nuk dihet emri i rivalit, që me shumë gjasa do të jetë amerikani i pamposhtur Jarrell Miller.

Ndërsa revanshi që të gjithë fansat e boksit dëshirojnë, ajo mes Fury dhe Wilder, me shumë gjasa do të zhvillohet në muajt e parë të 2020-ës. Fury, 28 fitore e 1 barazim në karrierë, zhvilloi sfidën e fundit më 15 qershor dhe do të rikthehet në ring pas vetëm 3 muajsh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...