Pacquiao kërcënon rivalin: Do t’i mësoj se si boksohet - Bota Sot
Pacquiao kërcënon rivalin: Do t’i mësoj se si boksohet

Boksi

Pacquiao kërcënon rivalin: Do t’i mësoj se si boksohet

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 15:11
Manny Pacquiao

Boksieri legjendar filipinas Manny Pacquiao, me 20 korrik do të duelojë në Las Vegas ndaj amerikanit Keith Thurman. Ky i fundit është i pamposhtur në ring (29 fitore dhe një duel pa rezultat) dhe dhjetë vjet më i ri se filipinasi.

Të dy boksierët mbajnë nga një titull kampion bote në peshën “welter” (pesha 63-67kg), Pacquiao atë të kategorisë WBA Regular dhe Thurman atë të peshës WBA Super. Ndaj kjo sfidë pritet me interes, ku nuk ka favoritë.

Gjithsesi, kjo nuk e shqetëson aspak Manny Pacquiao, që beson se përvoja e tij në ring (61 fitore, 7 humbje e 2 barazim) do ta ndihmojë. “Do ta mësoj Thurman se çfarë është të boksosh. Nuk më shqetëson aspak ai, jam më i shpejtë se rivali im”, tha Pacquiao.

“Ai do të suprizohet kur të më shohë se si dueloj në ring. Ai më ka nënvlerësuar pasi jam më i shkurtër se ai, por jam i shkathët dhe i shpejtë. Ndaj do ta mësoj të boksoj. Nuk do të dal i humbur nga kjo sfidë”, u shpreh boksieri filipinas.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...