Një mbrëmje e madhe e boksit profesionist

Boksi

Një mbrëmje e madhe e boksit profesionist

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 10:41
Një mbrëmje e madhe e boksit profesionist

Më 6 korrik në Vizbaden të Gjermanisë do të zhvillohet një mbrëmje e madhe e boksit profesionist, ku do paraqiten emra të mëdhenj që kanë lënë gjurmë në këtë sport.

Të njejtën e organizon promotori  Aleksandar Petkoviç ku sipas tij do jetë një spektakël i madh ku priten mbi 10.000 shikues dhe e njëjta do paraqitet live edhe në televizionet e njohura gjermane.

Në këtë galla mbrëmje do paraqitet edhe boksieri i “ArenaRing Management Promotion”, Arben Shemallari ku do të përballet me serbin me përvojë Darko Knazevic i cili ka 44 lufta prej tyre 13 fitore dhe 31 humbje.

Shemallari thotë se ndihet mirë dhe se në Vizbaden nuk ka çka të kërkoj serbi sepse triumfi do ti takoj atij. “Vizbadeni është vendi ku jetoj dhe ushtroj andaj nuk do lejoj asnjë befasi.

Kundërshtarin e njoh mirë dhe e di se ka përvojë të madhe mirëpo unë jam i përgatitur maksimum për fitore të reja”, tha boksieri me prejardhje nga Kosova.

Ai falënderoi menaxherin e tij, Avdyl Salihu, që i ka dhënë mundësinë që të paraqitet në një gallë të madhe si kjo dhe se kjo është njëherit edhe realizim i ëndrës së tij që të ndeshet para 10.000 shikuesve në stadiumin e qytetit “Brita Arena”.

Cekim se Arben Shemallarin pas kësaj ndeshje e presin edhe dy përballje për një kohë të shkurtë, në Ulçin më 03.08.2019 në “ArenaRing Fight Night” dhe në Frankfurt në Shtator tek galla e Kasim Gashit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat