Gjocaj pret fitoren e radhës

Boksi

Gjocaj pret fitoren e radhës

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 11:01
Gjocaj pret fitoren e radhës

Boksieri shqiptar i peshave Cruser, Seid Xhemaili, ka caktuar tani më ndeshjen e ardhshme edhe atë në Como të Italisë, kurse kundërshtar do ketë bokiserin e papërshtatshëm që vjen kësaj radhe nga Çekia, Radek Geissmann.

Menaxheri i boksierit i Kosovës, Muharrem Gjocaj tha se boksieri i tij para këtij dueli ndihet mirë dhe se prêt fitoren e tetë në boksin profesionist.

“Seidi po zhvillon përgatitjet maksimale që të tregoj sukses edhe në këtë ndeshje dhe mund të them lirisht se ai me një përkushtim maksimal do ngjitet në ring për të tentuar që të fitoj kundërshtarin i cili vjen nga çekia.

Për të arritur deri tek triumfi I dëshiruar nevojitet edhe mbështetja andaj ejani për të festuar fitoren e radhës së bashku.

Ndeshja do të zhvillohet në PALESTRA COMUNALE DI RONAGO 22070 (Como)”, tha menaxheri I tij, Gjocaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat