“Më fyejnë dhe kujtojnë se më trembin, por kanë frikë nga hija e tyre” - Bota Sot
“Më fyejnë dhe kujtojnë se më trembin, por kanë frikë nga hija e tyre”

Boksi

“Më fyejnë dhe kujtojnë se më trembin, por kanë frikë nga hija e tyre”

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 10:00
Jon Jones

Jon Jones, kampioni i botës në peshën “light heavyweight” (pesha 84-93kg) në artet marciale mikse, do të mbrojë titullin më 6 korrik, në eventin UFC-239 që zhvillohet në Las Vegas. Përballë kampionit amerikan (24 fiore e 1 humbje në kafaz) do të jetë braziliani Thiago Santos (21 fitore e 6 humbje në kafaz).

Kampioni i botës, në konferencën e fundit për shtyp zhvilluar sot tha: “Shumë rivalë më shajnë para duelit, duke u përpjekur të më frikësojnë, por këtë gjë ata e bëjnë nga frika që kanë kur duelojnë me mua. Ata kanë frikë nga hija e tyre. Unë nuk flas me fjalë, por me vepra dhe në kafaz e kam treguar se kush jam”, tha Jones.

“Njerëzit mendojnë se në kafaz gjërat ndoidhin sin ë jetën time personale, por gabojnë. Mund të kem shumë boshllëqe në jetën time, por në UFC nuk kam asnjë. Nuk kam asnjë peng. Kam punuar shumë për të arritur deri këtu”, u shpreh më tej Jon “Bones” Jones, i cilësuar nga presidenti i UFC-së, Dana White, si një nga më të mëdhenjtë e këtij sporti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...