Ndeshja e shumëpritur po afron, kështu po stërvitet Petrit Mazrekaj për ta mposhtur djalin e Arkanit

Boksi

Ndeshja e shumëpritur po afron, kështu po stërvitet Petrit Mazrekaj për ta mposhtur djalin e Arkanit

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 17:56
Djali i Arkanit dhe Mazrekaj

Ndeshja e shumëpritur e bosksit profesionist po ofron.

Pikërisht me 31 Gusht të këtij viti, boksieri i cili me origjinë është nga Deçani por që jeton dhe bokson në emër të Austrisë, Petrit Mazrekaj, do të boksoi kundër djalit të kriminelit serb, Arkanit, Velko Rezhnjatovic.

E për këtë ndeshje e cila ka zgjuar interesim sidomos në opinionin nga Kosova por edhe atë serb, Petriti ka filluar përgatitjet e jashtëzakonshme, që të jetë në formën më të mirë të mundshme.

Në videon e mëposhtme mund të shihni, se si Petriti po stërvitet shumë, në mënyrë që djalin e kriminelit serb ta gjunjëzoj qysh në raundin e parë.

Ai madje edhe për mediat në Kosovë, ka treguar se i gatshëm për sfidën të cilën po e pret me padurim çdo shqiptar, e që sipas tij, edhe kësaj radhe ai do të jetë fitimtari i madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat