Ky është problem i madh mes djalit të Arkanit dhe Petrit Mazrekajt!

Boksi

Ky është problem i madh mes djalit të Arkanit dhe Petrit Mazrekajt!

Nga: Kemajl Goca Më: 6 korrik 2019 Në ora: 12:09
Ky është problem i madh mes djalit të Arkanit dhe Petrit Mazrekajt!

Disa media serbe sërish shkruajnë për përballjen mes boksierit të Kosovës, Petrit Mazrekajt dhe Velko Razhnjatoviqit të Serbisë, i cili është biri kriminelit Zhelko (Arkanit).

Sipas disa mediave serbe, që e kanë ilustruar edhe foton e djalit të Arkanit me të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt dhe Petrit Mazrekajt, ku shkruajnë se boksieri ynë është një mik i madh i Ramush Haradinajt.

“Kjo ndeshje është paralajmëruar që një kohë, por problemi është vendi ku do të mbahet meçi.

Mazrekaj nuk do të shkojë në Beograd, Velko nuk do të shkojë në Prishtinë, dhe tani gjithçka është e hapur”, shkruajnë disa media.  Ky është problem i madh mes tyre, pra vendi ku do të dalin në ring, sepse të shkosh në Beograd nuk ka aspak siguri, kur dihet se Velko i biri i kujt është dhe kush mund të qëndrojë pas tij, kurse Mazrekaj i ka ofruar siguri të plotë Velkos në Prishtinë.

Ndryshe, Velko është edhe djali i këngëtares Cecës.    

As në Prishtinë as në Beograd, por a do të arrihet një kompromis që meçi të zhvillohet diku në Europë ose siç thotë Mazrekajt qoftë nevoja edhe në Afrikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat