Boksieri i njohur, Tyson Fury, ka konfirmuar datën kur do të zhvillohet rimeçi i madh ndaj boksierit amerikan, Deontay Wilder.
Tyson Fury dhe Deontay Wilder u takuan në dhjetor të vitit të kaluar, por nuk pati fitues në atë ndeshje. Dhe, që nga atëherë e deri më tani është folur për një rimeç.
Rimeçi do të zhvillohet vitin e ardhshëm, më datën 22 shkurt. Kjo është konfirmuar nga vetë boksieri britanik. Gjithashtu, Tyson Fury premtoi një fitore bindëse ndaj Wilder.
‼️✅ Tyson Fury has now declared that the Deontay Wilder rematch is “confirmed and signed” for February 22nd. He also promised a more conclusive result second time around.
— Michael Benson (@MichaelBensonn) July 7, 2019
[? Scott Graves - YT] pic.twitter.com/wreyx5Ug90
Deontay Wilder do të ketë punë fillimisht me Luis Ortizin më 28 shtator të këtij viti, kurse Tyson Fury në tetor të këtij viti pritet të përballet me Jarrell Miller.