Whyte e kërcënon Furyn: Do të rrihemi ose në ring, ose jashtë ringut - Bota Sot
Whyte e kërcënon Furyn: Do të rrihemi ose në ring, ose jashtë ringut

Boksi

Whyte e kërcënon Furyn: Do të rrihemi ose në ring, ose jashtë ringut

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 15:01
Foto ilustrim

Dillian Whyte e ka ngritur zënkën e tij me Tyson Furyn në një nivel tjetër. Në deklaratën e tij të fundit, Whyte ka thënë se do të ndeshet me Furyn edhe jashtë ringut, nëse ai s’e pranon ofertën ta zhvillojë këtë meç brenda ringut.

Dillian Whyte e ka quajtur vazhdimisht “Frikacaku i Ciganëve” Tyson Furyn, i cili është i njohur me nofkën “Mbreti i Ciganëve”. Whyte e ka konsideruar britanikun të tillë pasi që ai e ka ndryshuar mendjen dhe e kishte refuzuar meçin kundër tij.

Fury, i cili së fundi bëri të ditur se rimeçi i tij i shumëpritur me Wilderin do të zhvillohet më 22 shkurt të vitit tjetër, mund t’i ketë sytë te titulli i kampionit botëror, por ishte e gatshëm që të përfshihet në një luftë fjalësh më Whyte.

Duke folur për “Behind the Gloves”, “Mbreti i Ciganëve” tha: “Dilian Whyte është një k*dër, dhe kur ta shoh, do të detyrohet të ndeshjet me mua pavarësisht çka”.

“Ai vazhdon të më thërrasë frikacak e gjëra të tilla, le ta shohim kush është frikacaku. Do ta shohim kush është frikacak, unë s’jam frikacak, ti je përplot gjepura”.

“Dillian Whytet i peshojnë shumë vetëm këmbët. Ia futa kokën në vend disa hera në fitness dhe shpresoj se do të më vijë mundësia për ta bërë këtë gjë sërish në ring”.

Së fundi, Whyte u është përgjigjur këtyre deklaratave të Furyt, duke i thënë se do ta rrahë qoftë në ring, apo jashtë ringut.

“Më dëgjo Tyson Fury, nuk është e vështirë të më gjesh mua. Gang gang, më kërko. Ti je ai që dëshiroi ta nisë luftën dhe pastaj u frikësove kur WBC-ja ta dha atë që e kërkove”.

“Jam i lodhur dhe i mërzitur nga të gjitha këto fjalë, eja më kërko. Herën e kaluar kur ne ishim në një ring bashkë, ti ishte i ulur në prapanicë, kështu që mos fol gjepura tani. Do të të rrah ty kurdo – në ring, ose jashtë ringut. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...