Ruiz kërcënon Joshua: Tani vendos unë, ja ku do ta zhvillojmë revanshin - Bota Sot
Ruiz kërcënon Joshua: Tani vendos unë, ja ku do ta zhvillojmë revanshin

Boksi

Ruiz kërcënon Joshua: Tani vendos unë, ja ku do ta zhvillojmë revanshin

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 15:08
Anthony Joshua

Boksieri britanik Anthony Joshua dhe menaxheri i tij Eddie Hearn do të përgatisin sërish valixhet për të shkuar në Amerikë ose Meksikë. Kampioni i botës në peshën e rëndë, meksikani Andy Ruiz Jr, ka konfirmuar sot se nuk ka asnjë shans që revanshi mes tij dhe Joshua të zhvillohet në Britaninë e Madhe. Ai preferon Meksikën ose Amerikën.

“Dua që revanshi të zhvillohet në vendlindjen time, në Meksikë. Ose eja të duelojmë sërish në Nju Jork, si herën e parë ose në Las Vegas”, tha Ruiz për TMZ. “Nuk më intereson fare nëse Joshua e pëlqen apo jo këtë deklaratë. Tashmë jam unë ai që vendos dhe do të bëhet si them unë”, u shpreh Andy Ruiz Jr, 33 fitore e 1 humbje në karrierë.

Sfida e parë mes dy boksierëve, zhvilluar më 1 qershor në Nju Jork, u fitua me “KO teknik” në raundin e shtatë nga Ruiz.

Një rezultat që befasoi të gjithë, me meksikanin që mori titujt kampionë bote në peshën e rëndë në kategoritë IBF, WBA dhe WBO. Ajo ishte sfida e parë në karrierë e Joshua në Amerikë, që synon që revanshin ta zhvillojë në Britaninë e Madhe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...