UFC, kampioni i botës 6 muaj pushim pas fitores - Bota Sot
UFC, kampioni i botës 6 muaj pushim pas fitores

Boksi

UFC, kampioni i botës 6 muaj pushim pas fitores

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 16:48
Jon Jones, Thiago Santos

Eventi UFC-239 zhvilluar një javë më parë në Las Vegas ka patur pasoja fizike te mjaft nga pjesëmarrësit. Madje edhe tek fituesit.

Komisioni mjekësor i Nevadës ka vendosur që Jon Jones, kampioni i botës në peshën “light heavyweight” (pesha 84-93kg), të qëndrojë 6 muaj pushim. Ai e fitoi me vendim jo-unanim duelin ndaj Thiago Santos, duke mbrojtur titullin.

Gjithsesi, të dy këta sportistë dolën nga kafazi të shoqëruar nga stafet përkatëse, pasi kanë pësuar dëmtime të rënda në këmbë. Komisioni mjekësor u ka kërkuar të dy sportistëve që të kryejnë ekzaminime mjekësore të tjera para se të rikthehen në kafaz. Në janar të 2020-ës.

Dy muaj pushim absolut edhe për Holly Holm, që u mund në duelin ndaj Amanda Nunes. Po dy muaj pushim edhe për Ben Askren, sportistin që ra “KO” pas vetëm 5 sekondash, pas një goditje që mori në fytyrë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...