Mayweather dëshiron duelin me Khabib - Bota Sot
Mayweather dëshiron duelin me Khabib

Boksi

Mayweather dëshiron duelin me Khabib

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 22:03
Mayweather me Khabib

Ylli amerikan i boksit, Floyd Mayweather, duket se dëshiron të kthehet në ringun e boksit, për një tjetër duel spektakolar.

I pamposhturi po kërkon që pas duelit me Conor McGregor të përballet me një tjetër yll nga UFC.

Menaxheri i rusit ka konfirmuar se Mayweather po i kërkon duel klientit të tij.

“Floyd po i lutet Khabibit për një duel, po i lutet. Floydit po i mbarojnë paratë” ka thënë agjenti i Nurmagomedov.

“Po ua them, njerëz vijnë çdo javë për të aranzhuar një duel mes Nurmagomedov dhe Mayweather, por nuk jemi të interesuar, së paku për tani” ka thënë tutje ai.

Mayweather së fundmi është ndeshur me yllin e kik boksit, Tenshin Nasukawa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...