Vdes edhe një boksier pas lëndimeve në luftën për titull

Boksi

Vdes edhe një boksier pas lëndimeve në luftën për titull

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 20:40
Vdes edhe një boksier pas lëndimeve në luftën për titull

Vetëm disa ditë pas lajmit tronditës në lidhje me boksierin rus Maxim Dadashev, një i dytë ka vdekur.

Bëhet fjalë pë boksierin argjentinas, Hugo Santillan, shkruan GivemeSport.

Boksi ka kaluar nën shqyrtimin e vërtetë dhe presionin edhe një herë këtë javë për shkak të vdekjes së rusit dhe se presioni do të intensifikohet tani me lajmin se një boksier tjetër ka humbur tragjikisht jetën e tij.

Santillan ishte vetëm 23 vjeç kur humbi jetën, duke marrë plagë të rënda nga një luftë titulli në fundjavë.

Ai u rrëzua në ring të shtunën në mbrëmje pak pasi meçi i tij ndaj Eduardo Javier Abreu përfundoi në barazim.

Pas kësaj, ai u dërgua menjëherë në spital për të kryer një operacion kritik, por fatkeqësisht u njoftua se ai vdiq këtë pasdite.

“Pusho në paqe, Hugo Santillan”, tha Këshilli Botëror i Boksit në një postim në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat