“Është një kurth”, Ruiz refuzon revanshin ndaj Joshua në Londër

Boksi

“Është një kurth”, Ruiz refuzon revanshin ndaj Joshua në Londër

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 07:31
Andry Ruiz, Anthony Joshua

Andry Ruiz ka paralajmëruar se do të refuzojë revanshin me Anthony Joshua në Britaninë e Madhe pasi ka frikë se do ta pësojë keq.

Meksikani ka tronditur botën me fitoren ndaj Joshuas në raundin e shtatë dhe pas lajmeve se Dillian Whyte ka dështuar në testin e antidopingut, Ruiz Jnr ka postuar në Twitter duke thënë: “Nuk do të shkoj në Angli për revanshin, është një kurth.”

Whyte raportohet të ketë dalë pozitiv për të paktën dy substanca të ndaluara në prag të fitores ndaj Oscar Rivas.

Bordi Britanik i Kontrollit ka lejuar ndeshjen të vazhdojë në pritje të testeve të dyta të cilat bëhet pas sfidës.

Megjithatë, Ruiz mendon se ndeshja nuk duhet të ishte zhvilluar. “Kemi kohë ta vendosim se ku do të zhvillohet, por kudo që të zhvillohet, do të jetë një sfidë epike.”

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat