Salihu: Shikuan të më ‘mbysin’

Boksi

Salihu: Shikuan të më ‘mbysin’

Nga: Kemajl Goca Më: 27 korrik 2019 Në ora: 13:54
Salihu: Shikuan të më ‘mbysin’

Kryetari i klubit të boksit Prishtina, Aziz Salihu, si gjithmonë me ankesa, kësaj radhe që nuk e ndihmoi Komuna e Prishtinës që të organizoi turneun për nderim të diasporës.

Fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984, tha se e falënderon Zotin që është gjallë dhe shëndosh e mirë. 
“Deri kur ma? Një herë shikuan të më “mbysin” disa, por Zoti nuk e shkroi që të vdes unë. Dhe prapë disa prej tyre ma mendojnë të keqen.

Aziz Salihu e din krejt se çka ka bërë edhe në ish Jugosllavi, që nuk kam bërë asnjë hap që të dal jashtë Kosovës.

Kam qëndruar në Kosovë ku kam pas presione të llojllojshme nga Serbia, të cilët me kanë ofruar edhe banesa e lokale. “O Aziz, mos u përziej politikë”, me thonin serbët, se ne do të japim çka duash midis Beogradit, çka ta do zemra! Unë iu thash jo”, kështu thotë Salihu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat