Florim Zendeli mposht lehtësisht kundërshtarin serb në MMA

Boksi

Florim Zendeli mposht lehtësisht kundërshtarin serb në MMA

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 00:32
Florim Zendeli

Florim Zendeli ka shënuar fitore të madhe në MMA, duke e gjunjëzuar serbin Aleksandër Veliçkoviq.

“Super Pro Fight Night – Uskana2” po zhvillohet në Kërçovë të Maqedonisë së Veriut, derisa boksieri shqiptar ka arritur ta mposht serbin.

Në këtë garë po marrin pjesë atletë të kategorive të porteve të ndryshme, por fitorja e Zendelit ishte tejet speciale për shqiptarët.

Boksieri ynë i ka falënderuar të gjithë të pranishmit në sallë për përkrahje dhe tifozët e tjerë shqiptarë.

“Edhe sot fitore. U përkulem krejt qytetarëve te Uskanës prej tek i pari deri tek i fundit që më përkrahen në këtë ndeshje”, ka shkruar Zendeli në llogarinë e tij në Facebook.

Boksieri shqiptar si një talent që ka të ardhme të ndritur në MMA, e që fitorja ndaj serbit i ka hapur edhe më shumë rrugë në arenën ndërkombëtare. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat