Në muajin shtator, Tyson Fury rikthehet në ring, përballet me ish – kampionin? - Bota Sot
Në muajin shtator, Tyson Fury rikthehet në ring, përballet me ish – kampionin?

Boksi

Në muajin shtator, Tyson Fury rikthehet në ring, përballet me ish – kampionin?

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 15:53
Tyson Fury, duket se do të zbres në ring qysh në muajin shtator.

Ylli britanik i boksit, Tyson Fury, duket se do të zbres në ring qysh në muajin shtator.

Promotori i boksit, Bob Arum, ka bërë të ditur se ‘Gypsy King’ do të zbres në ring më herët se që është pritur, me duelin që potencialisht do të zhvillohet në muajin shtator.

Data 14 e muajit të nëntë, ose ajo 21, mund ta shfaqin Fury në ringun e ‘Las Vegas’, për duelin e tij të radhës.

Kundërshtari i cili pritet ta sfidojë atë që po konsiderohet si më i miri i kategorisë së rëndë, pritet të jetë Charles Martin.

Martin është një boksier amerikan, 33 vjeçar, i cili mbante titullin e kampionit të IBF, nga janari deri në prill të vitit 2016.

Para këtij dueli, Tyson Fury përballej me gjermanin Tom Schwarz, të cilin e mposhti pa problem.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...