Një rimeç mes Conor McGregor dhe Jose Aldo - Bota Sot
Një rimeç mes Conor McGregor dhe Jose Aldo

Boksi

Një rimeç mes Conor McGregor dhe Jose Aldo

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 15:41
Një rimeç mes Conor McGregor dhe Jose Aldo

Një rimeç mes Conor McGregor dhe Jose Aldo raportohet se është finalizuar për UFC 244 në New York.

Sipas TalkMMA, meçi McGregor kundër Aldo po përflitet për ngjarjen e ardhshme të UFC 244 në Madison Square Garden, të planifikuar për 2 nëntor në New York City.

Përzgjedhja e mundshme thuhet se po zhvillohet në peshë të lehtë, përcjell lajmi.net.

Sipas spekulimeve të fundit, Aldo po përdoret si karrem për ngritjen e formës së luftëtarit irlandez, i cili nuk shijoi ditët më të mira sa i përket UFC-së.

Sigurisht, McGregor mundi Aldon kur u takuan për herë të parë në UFC 194 në dhjetor 2015. Irlandezi mposhti në mënyrë sensacionale në vetëm 13 sekonda ish-kampioni për të fituar titullin UFC.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...