Kampioni i boksit në peshat e mesme Sergei Kovalev është përjashtuar nga aeroplani pasi ai fillimisht pushi njëren para pasagjereve e më pas hodhi para mbi të.
Sipas tabloidit britanik “The Sun”, rusi shkaktoi një rrëmujë të vërtetë në aeroportin e Los Anxhelosit me njëren prej pasagjereve.
Boksieri i cili pritet ta zhvillojë një përballje me britanikun Anthony Yard më 24 gusht, kapi viktimën për dore, e puthi atë dhe më pas hodhi para mbi të.
Kështu, piloti duhej të reagonte pas sjelljeve të boksierit duke e përjashtuar atë nga aeroplani.
Megjithatë, bëhet e ditur se nuk do të ketë ndonjë aktakuzë ndaj Kovalev, transmeton zeri. Kjo nuk është hera e parë që Kovalev bën incidente të tilla pasi edhe një vit më parë ishte akuzuar për sulmin ndaj një femre, e cila e kishte refuzuar atë për mardhënie seksuale.