Trupi i pajetë i boksierit arrin... - Bota Sot
Trupi i pajetë i boksierit arrin...

Boksi

Trupi i pajetë i boksierit arrin...

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 19:37
Trupi i pajetë i boksierit arrin...

Trupi i pajetë i boksierit Maxim Dadashev, i cili vdiq nga lëndimet e marrë gjatë ndeshjes kundër porto-rikanit, Subriel Matias, ka arritur në Rusi pas një seri procedurash për riatdhesimit të tij

Dadashev, i njohur si “Mad Max” kolapsoi pas raundit të 11 me nokdaun kundër Matiasit në Maryland më 19 korrik, kurse më vonë u pa që ai ka probleme me dëmtime në tru.

Boksieri, u dërgua në spitali ku fillimisht u vendos në koma, por ai vdiq tri ditë më vonë nga sulmi në tru.

Federata e Boksit e Rusisë ka thënë se ata do të japin ndihmë për riatdhesimin e trupit të vdekur të Dadashev në Rusi, por për shkak të problemeve me dokumente transporti i kufomës është shtyre. Dadashev do të varroset në vendlindjen e tij në St. Petersburg të dielën, më 4 gusht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...