Andy Ruiz jep detaje për revanshin me Joshua

Boksi

Andy Ruiz jep detaje për revanshin me Joshua

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 23:50
Andy Ruiz JR ka dhënë disa detaje lidhur me revanshin kundër Anthony Joshua

Kampioni i kategorive të rënda në boks, Andy Ruiz JR, ka dhënë disa detaje lidhur me revanshin kundër Anthony Joshua.

Ruiz ka mposhtur Joshuan për t’i marrë titujt e kampionit botëror, duke shokuar gjithë audiencën sportive me fitoren e tij.

Në klauzolën e kontratës së parë përfshihej edhe revanshi, të cilin meksikani e ka të pashmangshëm, por ai tashmë ka vendosur disa kushte.

“E dini çfarë, revanshi nuk do të bëhet në Britani të Madhe. Revanshi do të jetë në dhjetor” ka thënë Ruiz.

Meksikani po synon që revanshin ta luajë në ‘Madison Square Garden’, ku fitonte duelin e parë, por dëshira e ish kampionit është që të boksohet në Londër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat