Tyson Fury arrin marrëveshje për duelin me Otto Wallin

Boksi

Tyson Fury arrin marrëveshje për duelin me Otto Wallin

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 23:13
Tyson Fury me Otto Wallin

Ylli britanik i boksit, i cili garon në kategoritë e rënda, Tyson Fury, është pajtuar për duelin e radhës, të cilin tashmë është mësuar se do ta zhvillojë kundër Otto Wallin.

Fury do të rikthehet në ringun e boksit në muajin shtator, në qytetin e Las Vegas, për duelin kundër Otto Wallin.

Ky do të jetë dueli i dytë me radhë në këtë qytet për Fury, pas triumfit të tij kundër Tom Schwarz.

‘Gypsy King’ dhe Wallin nuk kanë zyrtarizuar asgjë në letër, por dyshja janë pajtuar që të ndeshen më 14 shtator.

Wallin regjistron 20 fitore, nga të cilat 13 herë ka mbyllur ndeshjen me nokaut.

Fury aktualisht po përgatitet në një kamp stërvitor në Marbella.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat