Këngëtarit, mos ma përmend Serbinë, se ja u q...nënën! Ky ishte shqiptari që ua shtrëngoi!

Boksi

Këngëtarit, mos ma përmend Serbinë, se ja u q...nënën! Ky ishte shqiptari që ua shtrëngoi!

Nga: Kemajl Goca Më: 6 gusht 2019 Në ora: 12:21
Këngëtarit, mos ma përmend Serbinë, se ja u q...nënën! Ky ishte shqiptari që ua shtrëngoi!

Kokëfortësia disa herë del triumfuese! Dikush e quan sikur i krisur apo i luajtur mendshme Aziz Salihun, por legjenda e boksit ka pasur raste që fortë ua ka shtrënguar serbëve edhe në turnetë që janë mbajtur në Bullgari në kohën e okupimit, kur Kosova merrte pjesë me boksierët apo kick-boksierët e saj. 

Image

Një burim shumë i sigurt tregon se në vitet e 90-ta, por nuk i kujtohet saktë edhe viti, tregon se si Aziz Salihu kishte thirr një këngëtar gjatë një ndeje, që ai këndonte herë anglisht, herë serbisht, herë bullgarisht, duke i thënë në gjuhën serbe: “Po gabon po e këndon apo e përmend Serbinë, Ty dhe gjithëve këtu që jeni, ua q... nënën. Këngëtari as që guxoj më ta përmend Serbinë.

Të gjithë e kishim frikën se po e përmendi Serbinë, se si do të reagoj pastaj Zizi i revoltuar tejmase dhe do të na fuste në bela të gjithëve, një Zot e di se si do përfundonte. Këngëtari veproi mençur, nuk e përmendi”!

Në at ndejë të organizuar nga organizatorët e turneut ndërkombëtar, raportohet se ka qenë i pranishëm edhe trajneri i mirënjohur i karatesë dhe kick-box-it Gani Mahalla, aktori Luan Daka e shumë të tjerë.

“Zizit i shkoi nerva këngëtari që këndonte edhe serbisht dhe përmendej edhe Serbia, sepse kishte edhe njerëz të Arkanit në at ndejë të organizuar pas turneut nga Federata Bullgare e Boksit, në shenjë respekti për shtetet pjesëmarrëse, por legjenda jonë ua tha troç këngëtarit dhe gjithë të tjerëve, që për një moment vetëm prisnim se do të nis rrahja masive, fatmirësisht as serbët edhe pse ishin 20 herë më shumë se ne, nuk bënë zë”, tregon një burim  për gazetën “Bota sot”. “Zizi kishte dal nga vetja dhe nuk e kishte problem që të rrihet me të gjithë.

Aty e pamë se Salihu nuk din çka o frika kur revoltohet”, tha më tej burimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat