Sportisti i madh: Përdorja p*nis artificial për të shmangur…

Boksi

Sportisti i madh: Përdorja p*nis artificial për të shmangur…

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 16:03
Sportisi i madh: Përdorja p.nis artificial për të shmangur…

Mike Tyson vazhdon “të mahnitë” edhe jashtë ringut me bëmat e tij. Legjenda e boksit, tashmë 53-vjeç, ka treguar në një intervistë për ESPN se si arrinte të shmangte kontrollet antidoping, duke përdorur urinën e fëmijëve të tij.

“Doja të përdorja urinën e gruas sime, por ajo më tha: do të dalë se je shtatzënë. Kështu mendova të merrja urinën e fëmijëve.”

Por si ia dilte mbanë të mashtronte njerëzit e ngarkuar për t’i marrë urinën? Tyson të lë pa fjalë me tregimin e tij:

“Përdorja një penis artificial, që stafi im mjekësor e mbante gjithmonë me vete, sigurisht të mbushur me urinë. Njerëzit që do të merrnin kampionin e urinës, zakonisht turpëroheshin kur nxirrja penisin. Ata kthenin kokën, duke më dhënë mundësi që të ta përdorja këtë truk".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat