Çka shkruajnë mediat pas ‘turpërimit’ të Latifit – reagimet pas humbjes

Boksi

Çka shkruajnë mediat pas ‘turpërimit’ të Latifit – reagimet pas humbjes

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 21:09
Ilir Latifi

Media të ndryshme kanë raportuar për duelin ndërmjet Ilir Latifi e Volkan Oezdemirit, në UFC Fight Night 156 që u zhvillua në Uruguaj.

Luftëtari shqiptar me nënshtetësi suedeze, Ilir Latifi u mund me nokaut që në rund të dytë.

Ish-sfiduesi i titullit ‘light heavyweight’ në UFC, luftëtari zviceran Volkan Oezdemir e mundi shqiptarin me nokaut në ‘Antel Arena’, në Montevideo të Uruguajit.

Oezdemiri, 29-vjeçar, e mundi 36-vjeçarin Latifi me nokaut në rundin e dytë të meçit, pas një goditje brutale me gju në fytyrë, dhe më pas disa grushteve.

Për këtë fitore të Oezdemirit ndaj Latifit, kanë raportuar portale të ndryshme të MMA dhe UFC-së.

“UFC Uruguaj: Volkan Oezdemir ia përplas fytyrën në tokë Latifit me nokaut brutal në rund të dytë”, shkruan MMA Fighting.

“Nokaut! Shikojeni si e shkatërroi Volkan Oezdemir Ilir Latifin në UFC Uruguaj”, shkruan MMAMania.

“Rezultatet në UFC Uruguaj: Volkan Oezdemir e nokauton Ilir Latifin dhe e lë pa ndjenja”, ishte titulli i Bloodyelbow.com

36-vjeçari Latifi tani ka 14 fitore dhe 7 humbje në karrierë, kurse Oezdemiri 16 fitore dhe 4 humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat