McGregor e grushtoi një të moshuar, Nurmagomedov ka një mesazh për të - Bota Sot
McGregor e grushtoi një të moshuar, Nurmagomedov ka një mesazh për të

Boksi

McGregor e grushtoi një të moshuar, Nurmagomedov ka një mesazh për të

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 21:50
Pamje nga video

Ish-kampioni i UFC, Conor McGregor në një pub në Dublin, ka goditur me grushte një të moshuar, pasi ky i fundit ka refuzuar të pinte një “shot” me të.

Sipas medieve britanike ky incident ka ndodhur më 6 prill të këtij viti, por vetëm së fundmi video e tij është bërë publike.

Në videon e publikuar në media, shihet teksa futet në lokal dhe nis të shpërndajë gotat për të qerasur të gjithë me nga uiskin “Proper Twelve” të cilin e prodhon kompania në pronësi të tij.

Këtë veprim të McGregor, e ka komentuar Kabib Nurmagomedov.

Nurmagomedov ka kritikuar McGregor, duke thënë se ai veprim është i turpshëm, dhe se nuk mund të bëhet.

“Është një gjë shumë e keqe, shumë e keqe. Edhe nëse një plak si ai ju godet 10 herë në fytyrë, ju nuk mund ta godisni. Nuk mundeni. Është e pamundur”, ka thënë rusi Nurmagomedov.

“Ju duhet të respektoni më të moshuarit, unë nuk e kuptoj këtë”.

“Njerëzit si ai duhet të shkojnë në burg. Sipas mendimit tim, ai duhet të shkojë në burg, sepse mund të mendojë për disa gjëra. Pse është aty dhe çfarë ka bërë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...