Joshua: Ai është duke i hapur vetes varrin - Bota Sot
Joshua: Ai është duke i hapur vetes varrin

Boksi

Joshua: Ai është duke i hapur vetes varrin

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 18:21
Joshua: Ai është duke i hapur vetes varrin

Boksieri britanik Anthony Joshua u shpreh se është tepër i motivuar për të fituar revanshin ndaj rivalit meksikan Andy Ruiz Jr, në sfidën që ata do të zhvillojnë më 7 dhjetor në Abu Dhabi.

Joshua synon të bëhet për të dytën herë kampion bote në peshën e rëndë, duke mundur personin që më 1 qershor ia hoqi titujt në sfidën e zhvilluar në Nju Jork.Ruiz Jr ka thënë se stafi i tij është ende në negociata me Eddie Hearn, menaxherin e Joshua edhe pse ky i fundit ka zyrtarizuar gjithçka. Meksikani nuk është dakord me fitimin, pasi do të tojë rreth 10 milionë dollarë, ndërsa Joshua nga 50 deri në 90 milionë.

Ndaj dhe Ruiz kërkon të paktën 20 milionë dollarë fitim nga kjo sfidë.

“Unë e di se çfarë më duhet për këtë sfidë të dytë. Do t’u besoj më shumë instikteve të mirë dhe do të bëhem për të dytën herë kampion bote. Më vjen keq për Ruiz që, pasi ai është duke i hapur vetes varrin me deklaratat e tij për revanshin. Unë do t’u tregoj njerëzve se mund të ringrihem dhe fitoj sërish”, tha Joshua.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...