Miocic rikthehet kampion bote, mposht Cormier dhe i rrëmben titullin

Boksi

Miocic rikthehet kampion bote, mposht Cormier dhe i rrëmben titullin

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 09:48
Stipe Miocic

Stipe Miocic është rikthyer kampion i botës në peshën e rëndë në artet marciale mikse, pas fitores me “KO Teknik” në raundin e katërt ndaj Daniel Cormier. Sfida ishte e vlefshme për eventin UFC-241, zhvilluar sot në Kaliforni.

Edhe pse Cormier bëri një paraqitje më të mirë, sidomos në dy raundet e para, të cilat i fitoi, ai nuk arriti ta mbyllë ndeshjen. Madje edhe raundi i tretë ishte i ekuilibruar, ndoshta në favor të Cormier, por që këtë herë i mungoi goditja finale.

Në raundin e katërt Cormier dukej i lodhur dhe disa grushte të forta radhazi në kokë dhe në trup të Miocic përthyen ish-kampionin e botës. Një fitore e merituar e Stipe Miocic, 36 vjeç, zjarrëfikësit nga Cleveland, që rikthehet në majën e botës.

Miocic u hakmorr për humbjen e një viti më parë, kur u mund po me “KO teknik” nga Cormier dhe tani mban sërish në gjoks gjerdanin e kampionit të botës. Miocic korri sot fitoren nr.19 në karrierën e tij, ku ka edhe 3 humbje, ndërsa për Cormier kjo është humbja nr.2, ndërkohë që ka edhe 22 fitore e 1 duel pa rezultat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat