“Ka vetëm një mënyrë për të më ndalur, të më vrasësh"

Boksi

“Ka vetëm një mënyrë për të më ndalur, të më vrasësh"

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 06:10
Khabib Nurmagomedov

Më 7 shtator, Abu Dhabi do të zhvillohet eventi UFC-242, ku kampioni i botës në peshën e mesme Khabib Nurmagomedov do të mbrojë titullin ndaj Dustin Poirier. Ky i fundit mban titullin e kampionit të përkohshëm. Dy javë nga zhvillimi i këtij eventi, UFC ka postuar një video për ta promovuar këtë përballje.

Nurmagomedov rikthehet në kafaz gati një vit nga sfida e tij e fundit, UFC-229, ku mundi me “KO teknik” Conor McGregor. Kampioni rus shprehet se askush nuk ka për t’ia marrë titullin dhe se do të vazhdojë të jetë i pamposhtur në karrierën e tij.

“Nëse dikush synon të më rrëmbejë titullin, atëherë duhet të më vrasë, pasi nuk ka asnjë shans që të ma marrë atë në kafaz. Ky titull do të jetë i imi edhe pas kësaj sfide”, u shpreh Nurmagomedov, 27 fitore e asnjë humbje në kafaz. Gjasat janë që pas kësaj sfide, nëse Khabib mbron titullin, të duelojë sërish ndaj McGregor vitin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat