Veseli pret mbështetje nga shqiptarët në Gjermani - Bota Sot
Veseli pret mbështetje nga shqiptarët në Gjermani

Boksi

Veseli pret mbështetje nga shqiptarët në Gjermani

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 11:11
Veseli pret mbështetje nga shqiptarët në Gjermani

Njëri prej kikboksierëve më të mirë shqiptar, Shkodran Veseli, më 7 shtator do të ngjitët sërish në ring por tani në “Enfuzion” që do të organizohet në Darmstadt, Hessen të Gjermanisë, kurse kundërshtari i tij do jetë edhe një kampion bote, Regilio Van Dem Ent.

Sipas trajnerit të tij, Muharem Hasani me Veselin po përgatiten maksimalisht dhe të qetë po e presin këtë duel që shpresojnë të fitojnë.

Përndryshe, Veseli deri tani ka zhvilluar edhe shumë sparingje me luftëtar të ndryshëm, ndërkohë që i ka ndihmuar edhe vet Muharem Hasani i cili ka një përvojë të madhe në sportin ndërkombëtar duke u shpall kështu shumë herë kampion në disa vende të botës.

Ky duel ndryshe po pritet me interesim të madh edhe në Gjermani dhe pritet që të mbështet shumë edhe nga shqiptarët që jetojnë në këtë vend, por edhe nga gjithë Evropa. Kështu, Veseli i falënderon të njëjtit dhe ju premton fitore, shkrun "ArenaRing".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...