Petrit Mazrekaj jep lajmin e ri për sfidën me djalin e Arkanit! - Bota Sot
Petrit Mazrekaj jep lajmin e ri për sfidën me djalin e Arkanit!

Boksi

Petrit Mazrekaj jep lajmin e ri për sfidën me djalin e Arkanit!

Nga: K. G. Më: 30 gusht 2019 Në ora: 16:24
Mazrekaj jep lajmin e ri për sfidën me djalin e Arkanit!

Boksieri i Republikës së Kosovës, Petrit Mazrekaj, pritej që të boksojë nesër kundër Velko Razhnjatoviq, djalit të kriminelit Arkan, por kjo nuk do të ndodhë. Mazrekaj del me një komunikatë zyrtare.

“Të dashur miq dhe adhurues të sportit me keqardhje ju njoftoj se meçi i shumëpritur nuk do të realizohet me datë 31 gusht!

Për arsye se bokseri serb dëshiron me çdo kusht që ky meç të realizohet në Serbi, mirëpo për shkaqe sigurie meçi nuk mund të realizohet në Serbi, andaj për fat të keq bokseri serb ndryshe i njohur si i biri i Arkanit nuk pranon të boksoj diku tjetër pos vendit të tij!

Mirëpo besoj se ky meç do të realizohet gjithsesi brenda këtij viti por për datën dhe vendin e saktë se ku do të mbahet ky meç i shumëpritur mbetet të pritet në ditët në vijim dhe ju adhurues të boksit do te jeni gjatë gjithë kohës të Informuar rreth kohës dhe datës qe do të vendoset!”, shkruan Mazrekaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...